E Enjte, 14 Dhjetor 2017

cohenLeonard Cohen, kantautori legjendar krijmtaria e te cilit u shtri per nje periudhe gati 50 vjecare, u nda nga jeta ne moshen 82 vjecari. Shtepia Diskografike Sont Music Canada e Cohen konfirmoi vdekjen e tij ne profilin zyrtar te Fb se kengetarit
“Me keqardhje te thelle ju bejme me dije se kengetari legjendar dhe artisti Leonard Kohen ka nderruar jete” – thuhet ne njoftim – “Ne kemi humbur nje prej kantautoreve me largepames. Homazhet do te kryehen ne Los Angelos ne nje date te mevonshme ndersa familja kerkon privatesi ne kete moment hidheruese”
Ne njoftim nuk percaktohen shkaqet e vdekjes. Dihet vetem se pas nje turi muzikor kengetari u ndje keq me shendetin. Megjithate kjo nuk e pengoi ate qe te rikthehej me nje album te ri te fuqishem. “Ima ate nderroi jete ne paqe ne banesen e tij ne Los Angelos pasi arriti te permbushte deshiren e tij, publikimin e albumit te fundit” – shkruan djali i Cohen, Adam ne nje prononcim te dhene per revisten Rolling Stone. “Madje ai po shkruante serish nje tjeter tekst edhe ne momentet e fundit, me te njejtin humor dhe pasion qe e ka karakterizuar pergjate gjithe jetes se tij” – tregon me tej i biri.
Cohen eshte konsideruar si eminenca gri ne panteonin e kengetareve dhe tekstshkruesve qe paten nje ndikim te madh ne muziken e viteve 60-70. Ne gjeneraten e tij vetem Bob Dylan duket se ka kryesuar me nje ndikim me te gjere me krijmtarine e tij. Zeri bas i gervishtur i tij shoqeruar nga nje kitare dhe kori evokojne ne kenge dashurine dhe urretjen, seksin dhe shpirteroren, luften dhe paqen, ekstazen dhe depresionin. I lindur ne vitin 1934 ne Montral Cohen pati si frymezim te poezive te tij fillimisht Federico Garcia Lorca. Mes kengeve te tij me te njohura permenden “Hallelujah”, “Suzanne” dhe “Bird on a wire”. Ai ishte nje artist i rralle ne gjenerate ne tij qe ruajti suksesin nder vite me po te njejten konsiderate duke nxjerre dhe albumin e fundit jo me larg se nje vit me pare, “You want it darker”

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: