E Hënë, 16 Tetor 2017

1441005486cravenKa treguar disa nga historite e mankthit fale te cilave ka arritur sukses ne Hollywood, nga “Nightmare” deri tek”Scream” apo dhe filmi “Kodrat kane sy”. Regjizori Wes Craven eshte ndare nga jeta ne moshen 76 vjecare ne shtepine e tij ne Los Angelos pasi kishte vuajtur prej kohesh nga kanceri. Filmat e Craven mundoheshin te drejtonin publikun drejt nje eksplorimi te perbashket te natyres se vertete njerezore. Gjate karrieres se tij, regjizori amerikan u akuzua edhe per qenien shume komercial, edhe pse filmat e realizuara prej tij rezultuan te gjithe te suksesshem duke ndihmuar madje ne evidentimin e talenteve te reja aktoriale si Robert Englund nen petkun e personazhit te Freddy Kruger dhe deri tek Johny Depp i cili ra ne sy pikerisht ne filmin Nightmare ne vitin 1984.
Wes Craven u kandidua dhe fitoi nje seri cmimesh, perfshire dhe Saturn Award, cmimi qe akordohej per filmat me te mire te zhanrit Science Fiction. Ne vitin 1977 ai fitoi cmimin e kritikes ne Sitges Film Festival per filmin “Kodrat kane sy”. Ndersa Gérardmer Film Festival i akordoi atij Cmimin e Madh per filmin Scream ne vitin 1997. Vleresimi me i fundit per te erdhi ne vitin 2012 ku New York City Horror Film Festival e vleresoi Craven me cmimin e karrieres per gjithe cka kishte arritur ne jeten e tij si arstist.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: