E Hënë, 22 Janar 2018

Sajmir-Tahiri-ne-gjykate-320x233Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurise “Ndalim i daljes jashtë vendit” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se organi gjykues ka vendosur bllokimin e pasaportës së Tahirit për të mos lejuar kalimin e kufirit të territorit shqiptar nga ana e tij. Shkak për këtë vendim është bërë sepse prokuroria e krimeve të rënda ka nisur një hetim për ish ministrin e Brendshëm. Mbi të rëndojnë dy akuza; trafik i narkotikëve e kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë. Tahiri është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes në datë 27 tetor në lidhje me këtë hetim. Nderkohe avokati i Tahirit, Maks Haxhia e ka krahasur vendimin e gjykates me nje shprhje popullore, sic u shpreh ai, “si kofini pas te vjeles”

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: