E Shtunë, 23 Shtator 2017

vlorePas një kallëzimi të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë prej shtetases E.N., pasi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, shërbimet policore kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e Bujar Nushaj. Gjatë kontrollit në banesën e ndodhur në fshtin Babicë policia ka konstatuar brenda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë
Po ashtu në banesën tjetër, të po këtij shtetasi,  në fshtin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë. Policia ka bërë  shpalljen në kërkim të Bujar Nushaj, 53 vjeç pasi ky shtetas ishte larguar në momentin e mbërritjes së Policisë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: