E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

drogaNjë operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza dhe Policisë italiane, ka sekuestruar 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë. Sipas një njoftimi të policisë së Shtetit mesohet se në orët e para të mengjesit nga ana e Guardia di Finanzës Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një jahti me flamur të SHBA.
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e Guardia di Finanzes dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues. Në ekuipazhin e mjetit lundrues ishin tre shtetas shqiptarë. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake  tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Por gjithashtu policia e shtetit rezervohet për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.  Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: