E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

grabitjePolicia e Tiranës finalizon operacionin e koduar "Diamantet" duke vene ne pranga dy persona e shpallur ne kerkim një tjetër për grabitje dhe gjobvënie. Sipas një njoftimi mësohet se policia e Komisariatit nr 6 ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe prokurorinë e Tiranës kanë vënë në pranga Enea Duraj, 26 vjeç dhe Renato Toskës, 28 vjeç, ndërkohë që kanë shpallur ne kerkim një 31 vjecar. Pas një pune hetimore ka rezultuar se të arrestuarit më 19 gusht kanë grabitur me dhunë shtetasin me iniciale R. S., në vendin e njohur si Yrshek ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ai i mbante në çantë. Por nga hetimi me metoda speciale,  rezultoi se këta të arrestuarit nuk janë mjaftuar me kaq sepse më pas e kanë kanosur viktimen  me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 mijë Euro. Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operacionale, janë konstatuar Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën  e dorëzimit të kësaj shume monetare.  Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5 mijë Euro dhe 300 mijë Lekë të rinj, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: