E Premte, 21 Korrik 2017

makinaEksplozivi që ka shpërthyer ne automjetin e administratorit të një galerie kromi në Fushë Bulqizë ka shkaktuar vetem dëme materiale. Sipas policisë mësohet se rreth orës 03:40  në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar  një shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në afërsi të banesës së shtetasit me iniciale F.D, 54 vjeç, administrator i një galerie kromi, në automjetit e tip “Audi Q7”,  në pronësi të tij, në pjesën e  pasme  i kishin vendosur  lëndë plasëse e cila  ka shërthyer.Nga shpërthimi është  dëmtuar pjesërisht automjeti, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Ekspertët xhenier nga Tirana do të përcaktojne llojin e lëndës shpërthyese, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: