E Premte, 21 Korrik 2017

ketjonaNjë vajzë 18 vjeçare ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit pas ndërhyrjes kirurgjikale në këtë spital. Policia e këtij qytetu bën me dije se ka nisur procedimin penal për mjeken me iniciale J.K, 43 vjeçe, e cila ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale më datë 8 korrik tek pacientja me iniciale Ketjona Ibrahimi nga Gramshi. Të njëjtat burime pohojne se vajza ka ndërruar jetë pak pas operacionit. Sipas kallëzimit të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm. Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë që familjaret e Ketjona Ibrahimit ende nuk e dine arsyen se pse vjaza është futur ne operacion pasi sipas tyre ajo ka qenë me dhimbje te forta barku dhe për shkak se gjendja e saj ka qenë e rende mjeket e spitalit te Gramshit e kanë dërguar me urgjence në spitalin e Elbasanit. Por tashmë pritet eksperiza mjeko-ligjore per te zbardhur shkakun e vdekjes së 18 vjecares si dhe nëse ka qenë ose jo mjekim i pakujdesshem.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: