E Enjte, 14 Dhjetor 2017

zjarrTemperaturat e larta që kanë prekur gjithe vendin janë një nga shkaktarët për renin e zjarreve. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka pasur 15 vatra zjarresh në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër dhe Shkodër. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për të shuar zjarret pavarësisht terrenit të vështirë. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 175 forca zjarrfikëse me 30 automjete, 50 forca ushtarake si dhe 24 forca vullnetare. Specialistët e Emergjencave Civile vijojnë të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin.
QARKU GJIROKASTËR
Në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikëse nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.  Për shkak të erës flakët rrezikuan edhe disa banesa që ndodheshin pranë si dhe spitalin e qytetit. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ndërhyrë edhe 20 efektivë të ushtrisë. zjarri është ven ne kontroll ne oret e para të mengjesit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha me shkurre dhe u shpëtua kurora e qytetit të Tepelenës.
QARKU SHKODËR
Ka rënë zjarr në fshatin Melgush,në lagjen “Dacin”, Në kurorën me pisha të qytetit të Pukës ku janë djegur hektarë me shkurre e pisha
QARKU FIER
Në fshatin Dushk Peqin, Lushnje, janë djegur nga zjarri rreth 8 ha shkurre, blir, dafina dhe 150 rrënjë ulliri.
QARKU DIBËR
Në fshatin Çerenec i Poshtëm, Vajkal, Bulqizë jkarri ka zjegur shkurre e pisha.
QARKU ELBASAN
Ka rene  zjarr në fshatin Ermenj,  Çekin, Dumberas Gramsh, në Bradashesh, Elbasan në lagjen “Xhami”, Peqin ku janë dijegur sipërfaqe me shkurre dhe ullinj
QARKU BERAT
Në fshatin Dardhë Berat u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU DURRËS
Në rrugën nacionale Plepa-Ndroq-Tiranë, nga renia e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre.
QARKU VLORË
Në fshatin Lefterhor Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: