E Martë, 22 Gusht 2017

zjarrrPërgjatë 24 orëve të fundit u regjistruan në të gjithë vendin 10 vatra zjarri në pyje në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat me dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë megjithë vështirësitë e terrenit. Për fikjen e flakëve në të gjithë operacionet janë angazhuar mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, 20 forca të pyjores si dhe banorët e zonës.
QARKU BERAT
Në fshatin Bogovë, Çorovodë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë  punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit.Për pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Mëngjesin e se merkures vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shurajen e tij.
QARKU FIER
Janë përfshirë nga flaket e zjarrit sipërfaqe me ulinje, shkurre, ferra dhe pisha në fshatin Gjorgos ne lagjen 29 marsi, fshatin Zhupan si  dhe ne fshatin  Zhamë, Lushnje. Zjarrefikesit me ndihme edhe te banorëve kane bërë të mundur shurajen e flakeve te zjarrit
QARKU VLORË
• Në fshatin Armen, Selenicë, Zvërnec flaket e zjarrit kane djegur sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. pas nderhurjes se zjarrfikesve zjarri eshte shuar
QARKU SHKODËR
Në fshatin Gruemirë, Koplik i Sipër te malesise se madhe janë djegurë sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por rrezikohej edhe qendra e banuar. Nderhyrja e zjarrfikesve kanë bërë të mundur shurjen e zjarrit duke mos e lejuar të afrohej ne banesa
QARKU DURRËS
Në Gjiri i Lalzit, në afërsi të stacionit të trenit, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një operacioni që zgjati rreth një orë zjarri u fik, por u dogj rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: