E Enjte, 19 Tetor 2017

drogaaaTre persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Kalaja”. Uniformat blu te kryeqytetit bëjnë të ditur se kanë sekuestruar edhe një sasi prej 50 kg kanabis, e cila do shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës.
Në pranga kanë përfunduar:
– Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë.
– Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë.
– Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.
Për të arrestuarit është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë mësohte se specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues Blerim Murati dhe pasagjer Bashkim Mema, ku  më pas është afruar Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz. Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me  lëndë të dyshuar narkotike  Cannabis Sativa me peshe 50 kg.
Sekuestrohen  434 bimë narkotike Cannabis Sativa ne operacionin e policisë së Tiranës të koduar “Maja e Ksulit” duke perfunduar ne qeli 54 vjeçari.Sipas një njoftimi për shtyp mesohet se ne peranga ka rene Aqif Kryeziu, 54 vjeç. Specialistët e Policisë disponin informacion se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, se në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike. PAs kësja janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva, ku Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë. Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e  Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe  dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: