E Martë, 22 Gusht 2017

kanabisGoditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia ka sekuestruar 207 kg kanabis në një autobus që kishte si destinacion Italinë dhe vunë në pranga drejtuesin e mjetit Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, ndërsa shpallën të kërkim pronarin e autobusit. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë së qytetit bregdetar thuhet se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz,pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.Në përfundim u konkludua  një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike e ndarë në 180 pako u gjet në pjesën e rrotave të pasme të autobusit. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: