E Hënë, 16 Tetor 2017

shallari 2I dyshuari si vrasës me pagesë, Mikel Shallari do dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e ekzekutimit të ish-zyrtarit të policisë Artan Cuku. Akuza është ngritur në bazë të nenit 78/A, që parashikon vrasjen e kryer në bashkëpunim për interes hakmarrjeje apo gjakmarrjeje dhe që dënohet nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm. Sipas burimeve behet e ditur se  Bujar Daka u dyshua menjëherë pas krimit përderisa rezulton se vite më parë, vëllai i tij Agim Daka u vetëvra në zyrën e ish-shefit të komisariatit numër 4, Artan Cuku, gjatë kohës që po pyetej për adresën e të vëllait.
Rezulton, thonë burimet, se Bujar Daka është dëbuar nga autoritetet zvicerane në vitin 2015, pasi ka mbyllur dënimin për çështje droge në këtë shtet. Por të dhënat tregojnë se edhe Mikel Shallari ka qenë i dënuar, por me 3 vjet burg, po për çështje droge në të njëjtin burg ku mbahej Bujar Daka. Nderkoha nga ana tjeter behet e ditur se Mikel Shallari, i dyshuari si ekzekutor i komisar Artan Cukut nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar emrin e personit që e porositi për ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë se Vlores. Ai nuk ka pranuar që ka vrarë Cukun edhe pse policia ka prova të pakontestueshme.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: