E Martë, 22 Gusht 2017

gazmend-bardhiTeksa fushata është në kulmin e saj dhe e gjithë vemendja është e perqëndruar në akuzat dhe kunderakuzat e liderve politike, nga ana tjetër në institucionet e vujatjes se denimeve me firme te ministrit te drejtesisë janë shkarkuar dhe emeruar drejtues të rinj të burgjeve. Këtë here motivacioni nuk është për pjesëmarrje ne fushatë por për neglizhim te punes se tyre. SIpas një njoftimi për shtyp thuhet se Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e IEVP Vlorë z. Bashkim Habilaj, si dhe Drejtorin e IEVP Fushë-Krujë z. Albert Malaj, me motivacionin e braktisjes së detyrës dhe keqmenaxhimit të institucionit.Kjo vendimmarrje e Ministrit të Drejtësisë ka ardhur pas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nga ku është vërejtur se: -Drejtori i IEVP Vlorë, pa asnjë arsye të përligjur dhe pa asnjë njoftim, nuk paraqitet në detyrë prej disa ditësh. Kjo sjellje përbën braktisje të detyrës dhe është administrativisht dhe penalisht e dënueshme. -Drejtori i IEVP Fushë-Krujë, nuk ka menaxhuar në mënyrë efektive stafin nën varësinë e tij, ku janë vërejtur mungesa të pajustifikuara; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimit, futjen e sendeve të ndaluara në institucion, ku përfshihen jo vetëm telefona celular, por edhe pije të ndryshe alkoolike; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimit, shkeljen e rregullave mbi oraret e regjimit të brendshëm, duke shkaktuar kaos në institucion, si dhe duke rrezikuar sigurinë; ka shkelur rregullat mbi kontraktimin e operatorëve tregtar që veprojnë brenda IEVP; si dhe ka shkelur rregullat e takimeve të lejuara midis të burgosurve dhe familjarëve të tyre, si dhe rregullat e akomodimit të të dënuarve. Gjithashtu Bardhi ka urdhëruar emërimin e drejtuesve të rinj të sistemit të burgjeve dhe konkretisht të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dhe drejtuesve të 8 IEVP-ve (Tropojë, Burrel, Fier, Rrogozhinë, “Jordan Misja”, Lezhë, Vlorë dhe Fushë-Krujë), si dhe drejtuesve të rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Durrës, Shkodër, dhe Sarandë). Ministri i Drejtësisë z. Bardhi gjen rastit të paralajmërojë çdo zyrtarë që të mos përdorë funksionin publik për qëllime politike, sepse do të përballet me pasojat e këtij veprimi të paligjshëm

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: