E Dielë, 25 Qershor 2017

kallepe-1Një operacion i policisë së Durrësit i koduar "Saga" ka sekuestruar 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv dhe kaspolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës si dhe ka vënë në pranga katër persona. Sipas një njoftimi për shtyp mësohet se specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë arrestuar Vjollca Sorrën, Edmond Demirin, Robert Dokun dhe Viktor Hanajn të gjithë me banim ne Burrel. Policia bënë me dije se në Fushë-Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 30 kallëpë lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg, kapsolla detonatoe si dhe 4 aparate celulare. Policia po heton për të gjetur destinacionin e lendeve plasëse dhe ku do të përdoreshin ato.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: