E Premte, 15 Dhjetor 2017

kanabis-3Një 24-vjeçar nga fshati Lapardha i Vlorës është arrestuar pasi u kap me një sasi kanabis prej 11.6 kilogramë. Sipas policisë lënda narkotike u gjet në banesën e Kristo Abazajt.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Abazajt në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë e dyshuar si Cannabis Sativa. Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre thasë sintetikë. Policia arrestoi menjëherë Kristo Abazaj, i cili akuzohet per prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: