E Dielë, 25 Qershor 2017

lezhe-operacioni-768x378Sekuestrohen 9 mina me telekomandë të paisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lëndë shpërthyese si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave. Pas një pune hetimore disa javore ndjekur me metoda speciale të hetimit policia e Lezhës ka finalizua me sukses operacioni e koduar Etalon ku përveç minave te sekuestruara  janë vënë në pranga Franko Çinari, 21 vjeç dhe Stavro Kotorri, 18 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim një 30-vjecar i dyshuar si bashkëpuntor në këtë veprimtari kriminale të trafikimit të armëve dhe municioneve si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpuntorëve të tjerë.  Vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: