E Shtunë, 27 Maj 2017

dr vlFinalizohet në Vlorë operacioni antidrogë i koduar "SHADOW-2", ku janë sekuestruar 62 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe është vënë në pranga një person. Sipas një njoftimi për shtyp mësohet se pas kontrollit të ushtruar në stanit e Tahir Aliajt në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasie me lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë. Në lidhje me këtë ngjarje është vërë arrestimi në flagrancë i pronarit të stanit si dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: