E Hënë, 21 Gusht 2017

kaannKryeplaku i fshatiti Xhaj në Malësinë e Madhe është shpallur në kërkim pasi policia ka asgjesuar 168 fidanë Cannabis Sativa. Ndërkohë që për këtë cështje është proceduar në gjendje të lirë Inspektori i Shërbimit Pyjor. Uniformat blu nga informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll territori në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm. Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim i krimit”. D. D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe. Si dhe u bë shpallja në kërkim policor Kryetar i fshatit Xhaj për “Moskallzim krimi”. U kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: