E Martë, 22 Gusht 2017

Peza 1Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, bashkëshorte e deputetit Alfred Peza, në bankën te nivelit te dyte në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre nga Prokuroria e Përgjithshme për veprat penale;
1.“Fshehje e të ardhurave”
2.“Pastrimi të produkteve të veprës penale” dhe
3.“Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.
Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, bashkëshortja e të cilit, shtetësja Mirela Ndini, ka blerë vlerën e aksioneve në masën 1%, pranë Bankës së nivelit te dyte në vlerën e 113.000.000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekë. Në funksion të hetimit të deritanishëm janë krijuar dyshime të arsyeshme se bashkëshortët Alfred Peza dhe Mirela Ndini kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në rregjistrat publikë, gjë e cila përbën shkak për ekzistencën e një dyshimi të bazuar në lidhje me ligjshmërinë e tyre.Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja. Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.Në zbatim të ligjit Antimafia" Prokuroria për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal per hetim pasuror dhe kërkoi vendosjen e sekuestros ndaj aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: