E Shtunë, 27 Maj 2017

sniper-tiraneFesta e Pashkës këtë herë është shoqëruar edhe me prezence te shtuar të policisë ku për 48 orë kanë qenë në gadishmeri 5 mijë punonjes të strukturave të policisë dhe gardës. Sipas një deklarate per shtyp të Ministrisë së Brendshme thuhet se ky angazhim i madh në numër dhe i specializuar në lloj i policisë dhe i gardës ishte në përgjigje të informacioneve të shërbimeve inteligjente vendase dhe të atyre partnere mbi mundësinë e kryerjes së akteve që cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike deri dhe në akte të karakterit terrorist. "Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se situatat e konfliktit politik në një vend si Shqipëria, edhe në kontekstin e zhvillimeve rajonale, mundet të shfrytëzohen lehtësisht nga elementë të caktuar për të kryer akte kriminale, destabiliteti deri edhe terroriste", thuhet ne deklratën e ministrisë së brendshme. Gjithashtu jo ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në deklaratën e shpërndare për mediat vlerëson bashkëpunimin profesional me strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe atë me shërbimet partnere duke përfshirë edhe ato të vendeve fqinje. Por nuk mund të lihet pas as cështjka e dites lufta kunder mbjelljes dhe trafikut te droges ku policia është tashme e angazhur dhe ministri Xhafaj shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata punonjës të ndershëm të policisë së shtetit që janë të angazhuar në këtë luftë.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: