E Enjte, 27 Prill 2017

doga itDroga nuk ka sjellë vetëm shkarkime dhe arrestime ne radhet e policisë por këtë here ka prekur edhe doganat, punonjësit e të cilave kanë lejuar kalimin e hashashit drejt Italise. Sinjalin e parë për furtunen e arrestimeve e ka dhënë vet prokurori i përgjithshem Adriatik Llalla gjatë takimit te tij ne prokurorinë e Durresit, ku e cilësoi portin e këtij qyteti pikë tranziti për kalimin e drogës. Sipas prokurorisë së krimeve te renda trafiku i narkotikëve drejt Italisë ka sjellë arrestime ne në Policinë e Portit Durrës, si edhe në doganat e Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës duke përfshirë edhe zyrtare në postet e larta. Janë vene ne pranga 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, pasi krimet e renda kanë provuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017. Në rastin e parë kanë lejuar kalimin e 8 ton droge drejt italise dhe rasti i dytë kanë lejuar kalimin e 2.2 tonë droge.Prokuroria vlerëson se policiët kufitare, të doganës dhe agjentët doganor, Qafë Thanë, si edhe ata në Portin dhe Doganën e Durrësit dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Me urdher te prokurorisë së Krimeve të Rënda janë vënë në pranga
1.Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2.Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3.Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4.Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5.Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6.Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7.Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8.Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9.Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10.Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11.Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12.Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13.Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14.Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15.Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16.Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17.Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18.Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: