E Shtunë, 27 Maj 2017

hashashi-fierPas Skaraparit dhe Tiranës edhe ne Fier policia ka zbuluar një laborator droge. Një operacion i Koduar "Llampa" në këtë qytet ka vënë në pranga 8 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër mes tyre edhe dy punonjës të OSHEE-së të cilët administronin laboratorin e kultivimit te narkotikeve. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë goditur këtë veprimtari kriminale që në fazën e parë, që lidhet me trafikimin e farërave, kultivimin e fidanëve në mjedise të mbyllura, apo në sera, por edhe duke ndëshkuar personat përgjegjës në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike. Në këtë kuadër,  Policia e Komisariatit Fier,  ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të Piro Bare në lagjen "Kastriot" Fier po zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe për këtë arsye ëhstë ndërhyre menjehere duke realizuar operacionin "llampa". Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan
1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:
-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.
Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.
Këta shtetas u ndaluan për veprat penale Moskallëzim krimi dhe Shpërdorim i detyrës. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i personit që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm. U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.
U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.
Policia gjithashtu ka zhvilluar një kontroll në banesën dhe më pas ka bërë arrestimi në flagrancë të Sokol Memushajt sepse  në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë Cannabis Sativa.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: