E Enjte, 14 Dhjetor 2017

droge-diberOperacion antidrogë i koduar "Mëngjesi" i finalizuar nga Sektori Kundër Narkotikëve në drejtorine e policisë së Dibrës në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë goditur një rast të trafikut te drogës ku janë sekuestruar në një banesë  10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative policia ka gjetur në një banesë në fshatin Viçisht lende narkotike. Si rezultat i operacionit nga kontrolli i ushtruar në banesën e Engjëllush Tola,  u gjet një çantë shpine ku brenda saj kishte 10 pako të mbështjella me natriban të mbushura me lëndë narkotike  me peshë 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Nga Specialistët për Narkotikët është bërë arrestimi në flagrancë i 44 vjeçarit. Lënda narkotike dhe çanta e shpinës u sekuestruan në cilesinë e provës materiale. Ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse ka autorë  të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: