E Enjte, 19 Tetor 2017

bulqizeOperacion policor antidrogë i koduar "Dushaj" nga policia e Dibrës ka sekuestruar 28 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar me peshë, rreth 120 kilogramë. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë marrë informacion në rrugë operative  se në një banesë të braktisur në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj , mund të kishte të fshehur lëndë narkotike. Si rezultat i kontrollit rezultoi se në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar Cannabis Sativa. Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu vijon puna për peshimin e lëndës narkotike.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: