E Enjte, 19 Tetor 2017

droge-1Zbulohet një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë ku janë vënë në pranga 22 persona si brenda ashtu edhe jashte vendit. Hetimi është zhvilluar prej disa muajsh mes nje bashkëpunimi të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, DEA, Policisë Greke dhe Policisë Maqedonase ku u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, i cili dyshohet se ka trafikuar në kohë, sasi të ndryshme kanabis sattiva nga Jugu dhe Juglindja e Shqipërisë, për në territorin e Greqisë. Në kuadër të këtij hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjatë muajve të kaluar, disa anëtarë të këtij grupi janë arrestuar në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi. Ndërkohë, në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda identifikoi plotësisht personat që konsiderohen përgjegjës për organizimin e trafikut.Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për disa persona. Masat u zbatuan nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
1.Gazmend Lleshakanu, organizator
2.Jorgo Dulla, organizator
3.Isak Alla, bashkëpunëtor
4.Aurel Toska, bashkëpunëtor
5.Arben PILINÇI, 45 vjeç
6.Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç
7.Arben ALUSHI, 46 vjeç
8.Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç
9.Leo TAFA, 34 vjeç
10.Eglantin TAFA, 36 vjeç
11.Ardit TAFA, 21 vjeç
12.Dorian TAFA, 35 vjeç
13.Miklovan KUKA, 32 vjeç
14.Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç
15.Meto SKËNDERI, 39 vjeç
16.Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç
17.Vasil Tashio, 43 vjeç
18.Sokol Filipi, 27 vjeç
19.Nori Bardhi, 34 vjeç
20.Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.
Gjithashtu, u arrestuan për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, shtetasit,
21.Gëzim Balla
22.Jani Meçja
Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.Për kalimin e lëndës narkotike përdorej kufiri i gjelbër.  Këta shtetas kishin ngritur një grup të mirëorganizuar i cili garantonte transportin e sigurtë të lëndëve narkotike deri në destinacionin final ku ishte edhe tregu i shitjes.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: