E Enjte, 19 Tetor 2017

IMG-20161115-WA0013Në buxhetin e ardhshëm të Operatorit të Shpërndarjes do të planifikohet edhe ndërtimi i nënstacionit të Leskovikut që do ti shërbejë qytetit por do ti shërbejë edhe disa investimeve private në fushën e energjisë. Ky është premtimi i ministrit te Energjise Damian Gjiknuri teksa  me administratorin e OSHEE Adrian Cela zhvilluan një inspektim në Bashkinë e Kolonjës,në kuadër të investimeve që po kryhen në rrjet.
Ndërkohë që sipas një njoftimi për shtyp të ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, thuhet se Gjiknuri deklaroi se shtimi i investimeve në rrjet është produkt i suksesit të reformës në sektorin elektroenergjitik.
Në Bashkinë e Kolonjës, në të cilën po zhvillohen edhe zgjedhjet e pjessshme për kryebashkiak operatori i Shpërndarjes ka planifikuar gjithashtu edhe investime të tjera si riparimin e linjës 35 KV Ersekë Leskovik dhe kthimin e rrjetit të Tensionit të Ulët nga ajror në kabllor.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: