E Hënë, 16 Tetor 2017

min financaveMenaxhimi i financave në sektorin publik do te jete me  transparent dhe me i rregullt, sepse ministria e  Finacave ka nisur një proces të rishikimit dhe  harmonizimit të ligjeve bazë per kete ceshtje. Ky  institucion ka filluar të unifikojë aktet që  përfshihen në kuadrin rregullator të hartimit dhe  zbatimit të buxhetit të shtetit, të menaxhimit  financiar dhe të auditimit të brendshëm publik.Kjo  nismë synon, jo vetëm harmonizimin e akteve në kuadër  të ndryshimeve të fundit, por edhe të përmirësojë  metodat dhe procesin e aktbërjes Ky harmonizim do t’i shërbejë  forcimit të politikave  shtetërore të zbatimit të buxhetit, të raportimit  financiar dhe transparencës së financave publike, si  dhe auditimit dhe kontrollit të rreptë të tyre, për të  rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën e qeverisë  ndaj taksapaguesve. Ministria e Financave ka  përgatitur projektligjin e ri organik të buxhetit, si  një ligj që ka nevojë për ndryshim, për shkak se ai  ndikohet nga të gjitha ndryshimet dhe përmirësimet që  Ministria e Financave i ka bërë së fundmi kuadrit  rregullator të menaxhimit financiar, kontrollit dhe  auditimit të financave publike.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: