E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

tregtia 2Në gjashtë muajt e parë të këtij viti tregtia jonë me jashtë është tkurrur gati 2 %. Të dhënat e publikaura nga institute I statisitkave vënë në dukje se eksportet ranë 2.3 % ndërsa importet u tkrurrën me 1.8 %. Vlera e makkrave të eksportuara ishte 126 miliardë lekë. ndërsa importuam 255 miliardë lekë mallra.
Nga të dhënat e tregtisë vërehet se muaj pas muaji eksportet kanë ardhur duke u përmirësuar por ato nuk arritën të kapin nivelin e vitit të kaluar.
Faktori kryesor i kësaj rënie gjendet te grupi i mallrave “minerale, lëndë djegëse dhe  energji elektrike”.
Energjia për eksport u prodhua vetëm në muajt e parë të vitit. Nga ana tjetër, eksportuesit e naftës dhe metaleve po përbëllan ende me çmime më të ulëta në tregun botëror krahasuar me një vit më parë, ndonëse këto çmime janë rritur ndjeshëm krahasuar me janarin.
Në 6 muaj u importuan rreth 27 miliardë lekë, lëndë djegëse e energji, ose 40 % më pak se e njëta periudhë e vitit të kaluar.
Ulja si e importeve dhe e eksporteve, bëri që deficiti tregtar të mbetet pothuajse të njëjtat vlera. Në gjashtë muaj ai ishte 128.5 miliadë lekë, ose më shumë se vlera e mallrave të eksportuara.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: