E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

doganeNë krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do te jete Pranvera Behushi. 

Me një vendim të këshillit të ministrave, ajo do të drejtojë doganat, pas një pervoje pune në ministrinë e brendshme. Zonja Behushaj, juriste ne profesion, ka qene Drejtoreshë e Shërbimeve Juridike pranë kësaj ministrie, dhe prej gati 5 muajsh ishte komanduar si Drejtoreshë e Përgjishme në Ministrinë e Brendshme.
Pranvera Behushaj zevendëson Irena Beqirajn, zevendësministren e Financave të komanduar prej marsit në krye të doganave.
Ne fillim të marsit Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali dha dorëheqjen përmes një njoftimi në rrjetin social ne Facebook, ku krahas falenderimeve për bashkëpunëtorët thekson se do t’i dedikohet vajzës së saj.  Doreheqja e saj erdhi ndersa te ardhurat doganore ishin me te uleta se plani i ministrise se finanvave per dy muajt e pare te vitit. Pavaresisht asistences prej me shume se nje viti te Croën Agjent, as komandimi i zevendesministres se Financave ne krye te doganave nuk solli permiresime te dukshme te rezultateve.
Ne pese muajt e pare te ketij viti, te ardhurat doganore ishin 148.5 miliardë lekë, ose 7 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: