E Martë, 22 Gusht 2017

Migrant-crisis-Angela-Merkel-606765Shikoni perreth Europes dhe do vereni se nje lider qendron mbi te gjithe. Ajo eshte Angela Merkel. Francois Hollande eshte dorezuar nga pretendimi se vendi i tij udheheq kontinentin. David Cameron, i sapozgjedhuri ne menyre triumfuese, po e shendrron Britanine e Madhe ne nje Angli te vogel. Ndersa Mateo Renzi eshte i shqetesuar per ekonomine italiane ne gjendje kome prej disa vitesh. Ne dallim nga secili prej tyre, ne vitin e dhjete te saj ne zyren e kancelares, zonja Merkel eshte rritur gjithnje e me shume pas cdo trazire. Ne periudhen e krizes se borxheve ajo u shfaq ne fillim e pavendosur, por perfundoi duke ruajtur eurozonen te bashkuar. Sa i takon Ukraines, ajo iu imponua Rusise me sanksione, teksa presidenti rus Vladimir Putin mendon se ajo eshte e vetmja lidere europiane me te cilen ia vlen te bisedosh.  Edhe per krizen migratore, ajo po thekson ne menyre te vazhdueshme vlerat Europian, duke i qendruar me kembengulje zotimit per te strehuar refugjatet. Mund te thuhet se Merkel eshte bere tashme nje mode per progresin dhe kujdesin e shoqeruar me dominance dhe menaxhim situatash te veshtira. Por kritiket verejne se e mirepritjen qe po i ben azilkerkuesve, zonja Merkel ka shkaktuar nje fluks njerezisht qe po permbyt Europen ndersa rrezikon dhe deshtimin e saj vetjak politik. Te tilla argumente konsiderohen si te gabuara dhe thellesisht te padrejta. Zonja Merkel shfaqet shume me e mrekullueshme nga c’supozohet. E verteta eshte se sa me shume sfida i shtrohen perpara Bashkimit Europian, aq me e domodoshme behet edhe Merkel per Europen.  Dominanca e zonjes Merkel reflekton pjeserisht rendesine e Gjermanise – ekonomia me e madhe ne BE-se dhe eksportuesja me e fuqishme, me financa publike te shendetshme dhe me nje norme papunesie historikisht te ulet. Ajo eshte gjithashtu edhe liderja me jetegjate ne detyre ne gjirin e bllokut. Cilesite e saj personale luajne po ashtu nje rol te rendesishem. Ajo ka mbrojtur interesin e Gjermanise pa humbur ate te Europes; Ajo rrezikoi parate e gjermaneve per te shpetuar euron, ndersa pranoi si kosto skepticizmin gjermane brenda vendit por fitoi nga ana tjeter respektin e lidereve te tjere te BE-se. Shume mbreselenes eshte fakti qe ajo e realizoi kete pa anashkaluar frymen kunder BE-se dhe kunder-emigranteve te nxitur nga partite radikale populiste. Te gjitha te metat e BE-se, Merkel nuk i trajtoi si nje tabele shenjestre per t’u goditur por punoi per t’i shendrruar ne shtylla te paqes dhe prosperitetit. Nga ana tjeter duhet pranuar se Angela Merkel eshte shume larg nga te qenit perfekte. Ajo nuk karakterizohet nga nje oratori e vecante dhe as nga vizione te medha. Ajo mund te jete ne te njejten kohe nje kameleon politik i cili pershtatet me politikat e te majtes teksa ruan qendren, por mund te shendrrohet edhe ne nje akrep qe eleminon me qetesi rivalet politike. Kujdesi i saj, nje vecori e lindur eshte bere shkak per te krijuar nje neologjizem ne gjuhen gjermane. “Merkeln” qe ne shqip do te thote “sipas Merkelit” perdoret ne rastet kur shtyhen vendimet e medha. Ndrojtja e saj e shoqeruar me zotimin per t’i qendruar deri ne fund premtimit te eurozones ka mbajtur larg deri tani rrezikun e deshtimit te monedhes se perbashket.  Ironikisht kjo duhet lexuar si guxim, me shume sesa ndrojtje, pasi Angela Merkel arriti te zoteronte nje nga sfidat me te medha ne zyren e kancelares. Refuzimi i saj per te vendosur nje kufi per numrin e refugjateve qe Gjermania mund te pranoje ka rritur ndjeshem frymen e kundershtise brenda vendit te saj po aq sa dhe kritikat jasht. Teksa guvernatoret e landeve protestojne, politikanet aleate me te ne qeverisjes denoncojne politiken e dyerve te hapura te ndjekur prej saj. Teksa nga ana tjeter vendet e Europes Lindore e akuzojne Merkelin per “imperializem moral”.  Ky model i mikepritjes ka nisur te zvenitet teksa zerat flasin se zonja e hekurt gjermane po humbet pushtetin. Por keto dyshime jane disi te ekzagjeruara. Kritiket gabohen kur dalin ne perfundimin se zonja Merkel eshte gati te rrezohet. Pavaresisht mermeritjeve, ajo mbetet figura dominante e Bashkimit te Kristian Demokrateve. Ne nje sondazh te fundit rezulton se 82% e anetareve te CDU-se mbeshtesin drejtimin e saj dhe 81% duan qe ajo te kandidoj per nje mandat te kartet si kancelare ne zgjedhjet e 2017-es. Perllogaritjet aritmetikore te zgjedhjeve favorizojne nje tjeter qeverisje ne drejtimin e CDU-se dhe zonja Merkel do e kete te veshtire te mos drejtoj serish Gjermanine nese zgjidhet. Gabim e kane edhe ata qe pohojne se ajo e ka humbur menaxhimin e situates me refugjatet. Krejt e kunderta rezulton te jete. Gjate krizes vajza e pastorit luterian gjeti mbeshtetje tek thirrjet politike dhe morale. Merkel nuk ishte shkaktare e vales se emigranteve sikurse shprehen kritiket e saj. Emigrantet vinin nga larg prej luftes dhe ajo veproi ne kete menyre per te shmangur eventualisht nje katastrofe humanitare. Asnje mur apo gardh nuk do te kishte ndaluar fluksin e tyre. Per rrjedhoje as zonja Merkel nuk do te mund te ndalonte luften qe nxiste njerezit te largoheshin nga shtepite e tyre dhe aq me pak te vendoste sanksione per vendet qe i lejonin emigrantet te kalonin. Kritiket e saj nuk dhane asnje alternative tjeter te besueshme. Perballe thyerjes se ligjeve europiane dhe fluksit te refugjateve qe rrezikonin te vdisnin cdo dite, vendet e BE-se nuk kishin zgjedhje tjeter vecse te perpunonin kerkesat e azilkerkuesve. Pyetja qe shtrohej ishte nese ato do te beheshin ne menyre te rregullt apo kaotike?
Nen drejtimin e Angela Merkel nisi te vihet ne zbatim nje politike e re e perbere nga kater shtylla: pritja e refugjateve ne vend, ndarjen e barres me vendet e tjera te bllokut, perforcim i kontrollit ne kufi shoqeruar me procedimin e kerkesave te azilkerkuesve ne kufinjte e jashtem te Europes si dhe negociimi me vendet tranzit. Kjo qasje bazohet ne principe afatgjate dhe deri tani eshte e vetmja qe po funksionon ne ate qe cilesohet si kriza me e madhe e Europes per kete gjenerate. Nese procesi i integrimit ishte shendrruar ne frustrues tashme vemendja duket se eshte perqendruar   tek frenimi i frymes konfliktuale ne gjirin e BE-se. Zonja Merkel nuk eshte shkaktare e ketij realiteti te zymte por pa dyshim eshte permbajtja e shpresave me te mira qe sot Europa ka per t’u perballur me kete krize. Ndaj eshte interes te vete Europes qe te mbaj kancelaren sesa ta lere ate te largohet dhe te perballet me situaten e veshtire teresisht e vetme.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: