E Premte, 21 Korrik 2017

benkebAjo cka Pele eshte per Brazilin, Franz Beckenbauer eshte per Gjermanine. “Kaiser”, sikurse gjermanet e quajne ate, futbollisti i mirenjohur i viteve ’70 i cili krijoi nje pozicion te ri ne futboll posacerisht per vete. “Libero”, nje mbrojtes i lire ne rreze veprimi te gjere, i cili ndihmonte dhe sulmin jasht mesfushes. Z.Beckenbauer e udhehoqi vendin e tij drejt fitores se Kupes se Pare te Botes ne vitin 1974 si lojetar dhe ne vitin 1990 si trajner. Nderkohe ne cilesine e shefit te Komitetit Pergjegjes ne Federaten Gjermane te Futbollit, ai ndihmoi Gjermanine qe ne vitin 2000 te perzgjidhej si vendi prites i Kampionatit Boteror te vitit 2006. Ai turne sherbeu si nje pike kthese per imazhin bashkekohor te Gjermanise ne bote. I ideuar si nje “perralle verore”, edicioni i atij viti u shendrrua ne nje festival ndjenjash te mira pergjate gjithe muajit. Ishte hera e pare qe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore qe Gjermania shpaloste flamurin e saj me entuziazem pa provokuar reagime agresive brenda dhe jasht vendit. Gjermanet u prezantuan ne syte e botes si te kendshem, optimiste, tolerante, madje edhe ne fushen e futbollit me nje stil elegant. Keshtu ata u ndjene te perulur kur ne 26 tetor te ketij viti lexuan nje deklarate nga z.Beckenbauer mbi perrallen e tyre te lumtur te 9 viteve me pare. Deklarate e cila ishte leshuar pasi “Kaizeri”  u morr ne pyetje mbi kontraktimin e nje firme ligjore per llogari te Federates Gjermane te Futbollit. Ne te thuhej se ai kishte bere nje “gabim” vite me pare duke rene dakort per ekzistencen e nje rrjedhje parash si pjese e nje operacioni financiar te nderlikuar nga Federata e Futbollit te vendit te tij ne drejtim te FIFA-s. Kjo e fundit vijon te jete ne hetim ne Amerike pasi eshte perfshire ne nje skandal korrupsioni per edicione te tjera te Kupes se Botes. Por z.Beckenbauer pohoi se asnje vote nuk ishte blere ne vitin 2000 nga Gjermania per te qene perpara Afrikes se Jugut, si vendi prites i Boterorit te vitit 2006 ne raundin e fundit te perzgjedhjes se vendit organizator. Por pavaresisht mohimit te z.Beckenbauer, lidhjet e dyshimta per korrupsion jane publikuar nga Der Spiegel, nje e perjavshme gjermane. Ne te shkruhet se nje fond i dyshimte parash eshte derdhur per llogari te FIFAs pikerisht per kete qellim. Wolfang Niersbach, presidenti aktual i DFB-se, dhe nje nga anetaret e Komitetit te drejtuar nga Beckenbauer ne vitin 2000, ka mohuar dhenien e rryshfetit ne 22 tetor, por gjendja e tij nervoze e beri te ngaterronte pergjigjiet gjate konferences per mediat, duke shtuar me shume hijet e dyshimit ne vend qe te qartesonte situaten. Nga ana tjeter, Theo Zwanziger, paraadhesi i tij, njeheresh dhe kundershtar, ka deklaruar se ne vitin 2000 eshte leshuar nje sasi e konsiderueshme parash, e cila u desh te zevendesohej ne 2005-en. Per shkak se disa nga figurat qendrore pergjegjese per organizimin e ketij eventi nuk jetojne me, e verteta e mirefillte ndoshta nuk do te zbulohet kurre. Por per gjermanet,  keto aludime te pahijshme vijne si goditje e rradhes per reputacionin e tyre nderkombetar. Skandalet kane demtuar shume gjate viteve te fundit disa nga kompanite emblematike te tyre si Siemes dhe Deutsche Bank. Pa harruar ketu dhe marken ikone te prodhimit te makinave ne Gjermani, Volkswagen e cila u njollos pas zbulimit te mashtrimit me testin e emetimit te gazit me modelet e automjeteve te shitura ne Amerike dhe disa vende te tjera te Europes. Pas ketyre episodeve, sigurisht qe fllamuri gjerman vijon te valevitet me te njejtin entuziasem, por tashme pretendimet e gjermaneve per t’u konsideruar te besueshem dhe te pergjegjshem jane zbehur.

 

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: