E Dielë, 25 Qershor 2017

washingtonFluturimi i ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, që ka zbuluar informacione sekrete të inteligjencës amerikane, nga Hong-Kongu në Moskë muajin e kaluar nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e Rusisë dhe Kinës. Sjellja e të dy vendeve në çështjen Snowden demonstron këmbënguljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë aksion në kurriz të Amerikës, shkruan e përditshmja New York Times. Përtej mbrojtjes së tyre për Snowden, politikat kinezo-ruse për Sirinë e kanë paralizuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dy vjet, duke parandaluar aksionin e përbashkët ndërkombëtar. Pirateria kineze e kompanive amerikane dhe sulmet kibernetike ruse kundër fqinjëve të vet po ashtu kanë shkaktuar shqetësim në Uashington shkruan gazeta dhe shton se teksa Moska dhe Pekini në përgjithësi i kanë mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për ndaljen e programit atomik të Iranit, ato qartas nuk ishin të përgatitura të shkojnë aq larg sa ishte i përgatitur Uashingtoni dhe çfarëdo ndërrimi i koordinuar në qasjen e tyre menjëherë mundet ta dëmtojë politikën amerikane për këtë çështje dhe t’i rrezikojë interesat e saj të sigurisë dhe energjisë. Për ta ndërprerë potencialin e ri për bashkëpunim, Kina tashmë po i zhvillon ushtrimet e veta më të mëdha detare me Rusinë. Duket se Rusia dhe Kina kanë vendosur që, për t’i avancuar më tepër interesat e tyre, ato duhet te godasin Uashingtonin, për të treguar se ai është arrogant, shkruan gazeta dhe konstaton se me gjasë, asnjëri nuk dëshiron te filloj një luftë të re të ftohtë, e të mos flasim për një konflikt të nxehtë, dhe këtë e tregojnë aksionet e tyre në rastin Snowden. Kina lejoi që ai të hyjë në Hong-Kong, por me zemërgjerësi ka nxitur largimin e tij, kurse Rusia, pas një retorike provokuese, duket se tashme e ka zbutur tonin e saj.

Të dy shtetet, ende, po synojnë ndikim më të madh diplomatik, të cilin ata konsiderojnë se mund ta realizojnë vetëm duke i kufizuar Shtetet e Bashkuara. Në punët botërore, nuk ekziston mënyrë më e mirë për t’i treguar muskujt , se sa duke e dobësuar dukshëm forcën më të madhe. Sjellja e Rusisë dhe e Kinës sugjeron se ata shohin më pak shpenzime duke sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe më pak shpërblime për të vepruar si partnerë. Së pari ata shohin rënien amerikane. Në pikëpamjen e tyre, Shtetet e Bashkuara janë në anën e gabuar të historisë, duke mbajtur lidhjet me Evropën dhe pjesët e Azisë, ndërsa e humbin levën ekonomike dhe autoritetin moral në pjesën tjetër të botës. Largimi amerikan nga Iraku dhe Afganistani pa fitore kontribuon për një përshtypje të ndërlidhur se superioriteti i padiskutueshëm ushtarak i Amerikës, nuk është shumë i vlefshëm në kuptimin e arritjes së objektivave politikë në terren. Perceptimi i dytë i rrezikshëm është se shumë elita ruse dhe kineze konsiderojnë se objektivat e politikës së jashtme amerikane janë armiqësore për interesat e tyre . Asnjëri grup nuk e sheh promovimin demokratik amerikan si reflektim i çfarëdo përkushtimi të sinqertw për liri, por, përkundrazi, të dyja e perceptojnë atë si luftë selektive për shkatërrimin e qeverive, që janë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, ose që janë shumë të fuqishme për komoditetin e vet. Prandaj, politkbërësit në Uashington, duhet me kujdes ta vlerësojnë afrimin në rritje ndërmjet Kinës dhe Rusisë, dhe çfarw do të thotë kjo për Amerikën.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: