E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

kataAutoritetet policore ne Spanje arrestuan dy nga perfaqesuesit kryesore te levizjes pro pavaresise se katalonjes ne vazhden e hetimeve mbi trazirat me te fundit qe perfshine Barcelonen.Gjykatesist e ceshtjes pohuan se Jordi Sanches i cili kryeson asamblene kombetare ne katalonje dhe udheheqesi i “Omnium Cultural”,Jordi Cuixart, kane pasur rol kryesor ne organizimin e referendumit te 1 tetorit duke sjelle kaos dhe protesta te gjithe Spanjen. Sanchez dhe Cuixart akuzohen njekohesisht per organizimin e protestave pro pavaresise te cilat izoluan policine shteterore brenda nje ndertese ne Barcelone duke shkaterruar automjetet e tyre. Zhvillimet me te fundit ne rradhet e kryengritesve katalanas,u percollen me mjaft shqetesim nga presidenti Karles Puigdemont i cili beri kete deklarate:
“Spanja po perpiqet te burgose idete pa e kuptuar qe ne kjo na shton motivimin per te gjetur lirine e humbur.Spanja burgos udheheqesit e shoqerise civile te katalonjes duke na privuar nga protestat tona paqesore pa e kuptuar qe ngjall brenda nesh ndjenjen e forte te rezistences.Kjo nuk eshte fatkeqesia me e madhe,ekeqja qendron ne faktin se ne po kthehemi shum pas ne histori,ne kohen e te burgosurve politike dhe diktatures ushtarake”.
Arrestimet me te fundit ne spanje rindezen per te disaten here atmosfren e tensionuar ne barcelone teksa ballkonet e ndertesave u pane te zbukuruar nga flamuret pro pavaresise se katalonjes.V etem disa ore perpara vendimit per arrestimin e dy aktivisteve,gjykata e larte ne spanje liroi kreun e policise se katalonjes Josep Luis Trapero.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: