E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

brexitTe ndalohet Brexit eshte objektivi i nje grupi aktivistesh qe te marten ne Bruksel kane protestuar kunder daljes se Mbreterise se Bashkuar nga BE. Shume organizata te shoqerise civile dhe avokate mbeshtesin inisiativen e pagezuar  “EUnites March for Europe”. Per ata, kjo nisem sherben edhe si rast per te takuar eurodeputetet per ti raportuar diskriminimin qe shume shtetas europiane jane duke u perballur ne Britanine e Madhe per shkak te paqartesive ne lidhje me te ardhmen midis BE dhe Britanise.
“Duke qene se dihet sesi do te jene rregullat e reja – shpjegon avokati Injacio Madariaga – kane nisur te kryhen diskriminime duke shmangur rrezikun e marrjes ne pune te shtetasve europiane, te dhenies me qera te apartamenteve dhe ti jepte nje hua bankare”
Situata eshte alarmante vecanerisht ne rastet kur sic shpjegon Kristina Link kush nuk eshte ne pune nuk mund te kerkoje as statusin e rezidentit te perkohshem ne Britani
“Njerezit qe kujdesen per te aferm te semure nuk konsiderohen si punetore, dhe kjo eshte absolutisht e pabesueshme. Sa kohe qe njerezit e pamundur kane nevoja te vecanta. Nuk eshte faji i tyre nese nuk jane ne gjendje te punojne dhe kane arritur ne Mbreterine e bashkuar me prinderit e tyre 10 apo 20 vite me pare”
Shoqeria Civile kerkon qe me keto shtetas te zhvillohen konsultime zyrtare me institucionet e BE-se per te negociuar mbi bazen e nevojave te tyre. Dhe keto kerkesa te perfshihen ne diskutimet qe do te zhvillohen me palen britanike ne takimin e rradhes te parashikuar ne muajin tetor. “Besojme se duhet te kete nje séance te hapur degjimore – shprehet Jan Doerfel, ekspert per emigracionin – ne te cilin shtetasit europiane qe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar ti japin mendimin e tyre parlamentit europian dhe kjo duhet te ndodhe deri ne fund te shtatorit”
Negociatat mbi Brexit do te nisin se afermi por zhvillimi i ketyre bisedimeve nuk duket se siguron 3.2 milione shtetasit europiane qe jetojne aktualisht ne Britanine e Madhe

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: