E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

kardinaliKardinali George Pell, prelati me i larte katolik Australian qe prej vitit 2014-te prefekt per ceshtjet ekonomike te Kishes eshte proceduar penalisht  per krime seksuale te ndodhura dekada me pare. Pell eshte perfaqsuesi me i larte i Vatikanit qe eshte perfshire deri me tani ne raste te pedofilise. Paralajmerimet per krime jane vene re sot nga policia e shtetit Australian te Viktorias dhe Kardinale tashme do te duhet te shfaqet ne Gjykate ne 18 korrik. Lajmi eshte bere publik nga policia Shane Patton e cila ka saktesuar se “sikurse cdo hetim tjeter edhe kardinali Pell k ate drejte te kete nje proces te drejte qe do te zhvillohet pa pengesa ne rrjedhen normale qe drejtesia duhet te kete ne respekt te kardinalit dhe te atyre qe e kane denoncuar”
Akuzat lidhen me se shumti me padites qe flasin per krime te kryera ne vitet 1970 ne Ballarat, qytetin e lindjes se Pell. Ne nje interviste te fundit nga Roma per nje TV Australian i eshte permendur mundesia e procedimit te tij penal por Kardinali e konsideroi veten te pafajshem duke  shtuar se kjo ishte dhe ajo qe i pati deklaruar me heret hetuesve. Permes nje vendimi te ores se fundit Papa i ka dhene Pell nje periudhe pushimi per tu mbrojtur teksa nenvizon se ka pasur mundesi te vleresoje ndershmerine e kardinalit Pell gjate viteve te fundit ne sherbim te tij ne kuri.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: