E Mërkurë, 22 Nëntor 2017

haradinajGjykata e Kolmarit në Francë liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, mbahej në Francë në liri me kusht që prej janarit, kur u arrestua mbi bazën e një fletë-arresti serb. Gjykata e Kolmarit ishte rrethuar me forca të shumta policore dhe seanca u mbajt nën masa të larta sigurie. Menjehere pas vendimit ish kryeministri i Kosovës e ka cilëuar këtë vendim si fitore te shqiptarëve teksa pret të niset menjëhere drejt Kosovës. Vendimi i gjykatës franceze u prit me duartrokitje nga të gjithë mbështetësit e Haradinajt. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci e ka reaguar menjehere pas vendimit, duke e cilësuar si lajm të mire."Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, shkruan Hashim Thaçi në Facebook.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: