E Enjte, 19 Tetor 2017

erdognAjo qe ndan Stambollin nuk eshte vetem ngushtica e Bosforit. Pas referendumit kushtetues qyteti kryesor i Turqise shfaqet me i percare se kurre. Gjysma e popullsise eshte ne feste ndersa gjysma tjeter denoncon procesin e votimit si te manipuluar. Ne stamboll alternative PO mori 48.6% te votave perballe 51.3% te atyre qe zgjodhen JO.
“Ja dhe propaganda qe qendron pas ketij votimi” – tregon nje mbeshtetes i partise opozitare – “ Qeveria po punon prej tre muajsh por kur i sheh keto te dhena e kupton se kush ka humbur realisht. Agjencia Anadollu News ka numeruar 99% te votave brenda dy oresh dhe per 0.1% e fundit iu desh kater ore. Si eshte e mundur” – pyet ai.
Nga ana e tyre mbeshtetesit e Rexhep Tajip Erdogan kane besim te palekundur tek Kreu i Shtetit qe tashme do te jete me i fuqishem.
“Eshte nje rezultat pozitiv” – thote nje simpatizant i AKP-se, partise ne pushtet. “ Presidenti yne nuk eshte nje njeri i keq. Dikujt nuk i pelqen por ka bere gjera te mira per vendin. Qe nga koha e Ataturkut nuk ka pasur nje lider kaq te mire sesa Erdogan” – thote ai.
Ne Stamboll partia e Erdogan ka shpallur fitoren ndersa partia opozitare e ka akuzuar qeverine per manipulime ne proces.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: