E Enjte, 19 Tetor 2017

holandeEuropa merr fryme e lehtesuar. Ne Vendet e Ulta nuk u rregjistrua fitorja e populisteve te Wilders te cilet u munden nga liberalet e te djathtes te drejtuar nga kryeministri ne detyre Mark Rutte. Partia Popullore per Lirine dhe Demokracine mori vetem 32 vende ne parlament nga 150 te tille.  Per PVV-ne u siguruan vetem 19 deputete. Partia anti-islamike dhe anti europeiste e Geert Vilders, nuk arriti te siguronte me shume vota packa se sondazhet e kuotuan me lart. Po ashtu 19 vende siguruan edhe demokristianet e CDA-se dhe per liberalet e te majtes se D66. Sukses historik u rregjistrua per partine ekologjiste hollandeze te GryenLinks te drejtuar nga 30 vjecari Jesse Klaver i konsideruar si Justin Trudeau i Hollandes. Partia e tij siguroi 16 deputete duke dyfishuar numrin e deputeteve ne krahasim me 5 vite me pare. “Kjo eshte nje feste per demokracine. Te shikosh kaq shume zgjedhes qe shprehin mendimin e tyre me vote, nuk ndodhte prej shume vitesh” – me keto fjale kryeministri Hollandez Mark Rutte komentoi pjesemarrjen e larte ne votime ne masen 82%, ne fjalimin e tij te pare pas fitores elektorale. Urimin e pare per fitoren Rutte e mori nga presidenti i komisionit europian Jean Claude Juncker qe e konsideroi kete rezultat si nje vote per Europen dhe kunder ekstremisteve. Pikerisht ky rezultat deshmon se BE mund ti bej balle avancimit te popullizmit te krijuar pas BREXIT dhe te konsoliduar pas fitores ne zgjedhje presidenciale te SHBA-ve te republikanit Trump. Keto zgjedhje konsiderohen te rendesishme edhe per vendet e tjera te Bashkimit Europian te cilat po behen gati per zgjedhjet si Franca ne prill dhe Gjermania ne shtator.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: