E Enjte, 27 Prill 2017

trumpppHawaii ka bllokuar ndalimin kufitar te myslimaneve te Donald Trump. Nje gjykates federal ka pezulluar dekretin presidencial ne lidhje me hyrjen e emigranteve te Shteteve te Bashkuara nga 6 vende me shumice myslimane. Nje vendim qe u festua nga nje grup qytetaresh te cilet po prisnin jasht gjykates qe togat e zeza te shpreheshin. Versioni i pare i tekstit te ketij urdhri u konsiderua me heret si antikushtetues. Doug Chin, prokurori i pergjithshem i Hawait u shpreh keshtu pas ketij vendimi:
“Arsyeja kryesore per te cilen Hawaii vendosi te dergonte kete ligj ne gjykate lidhet me faktin se kete ceshtje e kemi per zemer. Ky ligj na con mbrapa gjysem shekulli, ne kohen kur praktikohej diskriminimi mbi bazen e origjines kombetare dhe fetare ndaj dhe ne do te ngreme zerin tone”  
Shefi i Shtepise se Bardhe premtoi se nuk do te braktise betejen ligjore, qe rrezikon te jete e gjate dhe komplekse duke qene se dhe shtete te tjera mes te cileve Maryland dhe Washington jane duke analizuar tekstin per ta pezulluar:
“Ky vendim na ben te dukemi te dobet por une ju siguroj se ne nuk jemi me te dobet, besoni. Shikoni kufinjte tane” – tha Trump perpara nje turme mbeshtetesish ne Nashville Tennesse. “ Do te luftojme fort per kete vendim dhe do te cojme ceshtjen ne te gjitha instancat perfshi dhe Gjykaten e Larte” – vijoi me tej ai.
Nderhyrja e drejtesise se Hawaiit ka vlere vetem ne nivel federal dhe pezullon ne kete menyre urdhrin ekzekutiv te presidentit vetem pak ore pasi hyri ne fuqi. Bazat juridike te pezullimet te ketij ligji lidhen me natyren e tij diskriminuese.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: