E Dielë, 25 Qershor 2017

syrian-civil-war-gettyVrasjet e regjimit te Bashar Al Assad jane evidentuar nga nje raport i Amnesty International. Te pakten 13 mije persona kane mbetur te vrare duke u varur pergjate ketyre 5 viteve nga 2011 deri ne 2015-en ne Sajdnaja nje burg i vertete tmerresh, i pozicionuar afro 30 km ne veri te kryeqytetit sirian. Shumica e viktimave ishin civile te cilet konsideroheshin si opozitare te qeverise se Assad. Krimet e luftes kunder njerezimit, sipas organizates qeveritare vazhdojne ende deri me sot.
Zevendesdrejtoresha e Kerkimeve ne Amnisty International Lin Maluf shpjegon :
“Zakonisht grupe te denuarish te perbere nga 20 deri ne 50 persona, merreshin cdo te hene dhe te merkure per tu transferuar ne burgje civile. Por ne te vertete ata dergoheshin ne ndertesen e Sajdanaj dhe vareshin”
Raporti bazohet ne deshmine e kryqezuar te 84 personave mes te cileve roje, te burgosur dhe gjykates siriane, rrefimet e te cileve tregojne mekanizmin qe perdorej nga makina e vdekjes se ngritur nga sistemi. Me sy dhe duar te lidhura dhe ne terr te plote per fatin e tyre derisa kuptonin se dicka u shtrengonte ne fyt. 10 deri ne 15 minuta agoni dhe me pas mbyllnin syte pergjithmone. Vuajtja ishte me e madhe per me te rinjte pesha e kockave te te cileve  nuk mjaftonte per te terhequr litarin ndaj dhe torturuesit detyroheshin ti terhiqnin poshte nga kembet.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: