E Enjte, 14 Dhjetor 2017

sarkozyTelashet nuk kanë të sosur për të djathtët francezë në prag të zgjedhjeve presidenciale. Pas Francois Fillon, që po hetohet në lidhje me akuzat për punësim fiktiv të bashkëshortes, ish-shefi i tij, Nicolas Sarkozy do të dalë në gjyq për financime të paligjshme në fushatën e 2012-s.
Ish-Presidenti francez akuzohet se partia e tij ka falsifikuar dokumentet për të fshehur 22.5 milionë euro shpenzime në fushatën presidenciale të pesë viteve më parë.
Çështja njihet si “Skandali Bygmalion”. Në qendër të skandalit është partia e Sarkozy, në atë kohë e njohur si “UMP” (Unioni i Lëvizjes Popullore), e cila në bashkëpunim me kompaninnë “Bygmalion” kanë fshehur shpenzimet e vërteta të fushatës.
Për çështjen në fjalë, vetë punonjës së “Bygmalion” kanë pranuar se ishin në dijeni të këtyre shpenzimeve e po ashtu edhe disa anëtare të “UMP” kanë dalë në gjyq, por gjyqi ndaj Sarkozy synon të zbardhë nëse ish-Presidenti kishte dijeni për këtë fakt apo jo.
Vetë Sarkozy ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtyre shpenzimeve. Në 2012, Sarkozy humbi në garën përballë Francois Hollande, ndërsa këtë vit dështoi në përpjekjen për të qenë kandidat i të djathtës në këto zgjedhje.
Ai bëhet Presidenti i dytë francez që del para drejtësisë që nga viti 1958, kur u vendos republika aktuale. Në 2011, ish-Presidenti Jacques Chirac iu dënua me dy vite burg (dënim i pezulluar) për  keqpërdorim të fondeve publike dhe abuzim me besimin e publikut.

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: