E Enjte, 27 Prill 2017

rumaniPer te shtaten dite rradhazi jane me mijera njerezit qe zgjedhin te protestojne ne sheshin e Bukureshtit dhe ne qytete te tjera te Rumanise per ti kerkuar qeverise qe te jap doreheqjen dhe per te organizuar zgjedhje te parakohshme.

Nje mobilizim popullor i paprecedente qe prej rrezimit te regjimit komunist te Causheskut dhe qe nuk synon te ndalet pavaresisht se qeveria ka terhequr dekretin e shume kontestuar qe shpetonte te korruptuar dhe depenalizonte njerezit nga abuzimi. Kryeministri Grindeanu ne pushtet prej afro nje muaji nuk pranon te largohet nga detyra.
“Kam thene se do te pres te kalojne disa dite per te diskutuar bilancin dhe per te organizuar nje mocion mosbesim. Eshte normale qe si minister i drejtesise do te asistoje ne bashkebisedime per votimin nderkohe qe nga e merkura dhe enjtja do te jete ai qe do te marre nje vendim final. Jo une”  - u shpreh Florian Iordache.
Koka e pare qe eshte rrezuar nga keto protesta eshte ajo e ministrit te drejtesise i cili u konsiderua si pergjegjes per faktin se nuk kishte shpjeguar permbajtjen e dekretit kontrovers te shpetimit te te korruptuarve. Te merkuren ne parlamentin rumun pritet qe te organizohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverise e cila mund te shtrengoje rradhet e favorizuar nga nje shumice solide. Nderkohe qe protesta ne Rumani vazhdon.

 

Valuta


Vlerat e këmbimit merren minute pas minute nga Yahoo Finance
Vlera:
Nga:
Në: